Kjo e dielë e muajit Gusht ka qënë një ditë mësE normale në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Sipas të dhënave pranë kësaj pike të kalimit kufitar bëhet me dije se për zhbllokimin e situatës dhe uljen e radhëve është vënë në zbatim procedura e përshpejtuar mes dy vendeve në mënyrë që drejtuesit e mjeteve të mos presin në radhë nëpër kontrolle.
Aktualisht pranë pikës së kalimit kufitar të Muriqanit po punohet me kapacitet të plotë me 6 sportele , 3 në hyrje e 3 në dalje në dispozicion të udhëtarëve.Cdo kontroll bëhet i detajuar, ku cdo mjet i dyshimtë kontrollohet me qen antodrogë për të parandaluar dhe goditur kështu rastet e trafikut të lëndëve narkotike drejt vendeve të Be-së dhe anasjelltas.
Momentalisht pranë kësaj pike kalimi po punohet me procedurë normale, pasi kjo e dielës ka shënuar fluks më të ulët të radhevë, ndërkohë po që e nevojshme kur radhët janë të gjata punohet me procedurë të përshpëjtuar duke vënë në fuksion të udhëtarëve edhe një sportel tjetër.Piku i fluksit të automjeteve cka pritet të sjellë radhë të gjata kilomtrike mendohet të jëtë fundi i muajit Gusht atëherë kur emigrantët rikthehen drejt vendeve të Europës ku ata jetojnë.
Situata e krijuar gjatë këtyre ditëve ne piken e kalimit kufitar mes Shqiperise dhe Malit te zi, ka vene ne levizje drejtuesit e kufirit ne Qarkun e Shkodres.Kjo e diele ka nisur pa shume probleme dhe radhe ne kete pike kalimi kufitar. Vonesat janë më të mëdha në sportelet e Malit të Zi, për shkak të procedurave më të gjata të kontrolleve.Përsa i përket pjesës shqiptare, procedurat janë më të lehta. Problematike mbetet dhe rruga e ngushtë e Muriqanit.