Mbi 12 mijë shtetas kanë kaluar në pikën e kalimit kufitar në Muriqan gjatë 48 orëve të fundit. Aktualisht, po punohet me të gjitha kapacitetet për përballimin e fluksit të shtetasve që duan të dalin nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi dhe vendeve të tjera ku jetojnë e punojnë. Gjatë dy ditëve të para të vitit 2023 vihet re që pjesa më e madhe e shtetasve që kalojnë në Muriqan, janë shqiptarë të cilët kthehen nga pushimet në vende të tjera, mbi 6 mijë persona në 42 orët e fundit.

Ndërsa mbi 5 mijë të tjerë janë shtetas të cilët kanë dalë përmes kësaj pike kufitare. Edhe në këtë rast janë të shumtë shtetasit nga Shqipëria të cilët shfrytëzojnë ditët e pushimeve për të vizituar Malin e Zi I cili ka qenë një nga destinacionet më të preferuara në këtë periudhë të vitit për shkak të ofertave të shumta në struktura të ndryshme akomoduese. Ndërkohë, fluksi në këtë pikë të kalimit kufitar pritet të rritet gjatë ditëve në vazhdim për shkak të kthimit edhe të emigrantëve në vendet ku punojnë.

Në bazë të statistikave, krahasuar me të njejtën periudhe të një viti më parë, për shkak edhe të masave të COVID-19, fluksi I lëvizjeve ka qenë I ulët dy herë më I ulët se ky fillim viti

 

Artikulli paraprakQINDRA QYTETARË NISIN VITIN E RI NË KISHËN E SHNA NDOUT
Artikulli tjetërLAMTUMIRË MONDI, TIFOZI QË IA KUSHTOI JETËN VLLAZNISË!