Strukturat Doganore gjatë një aksioni ka arritur të sekuestrojë 137 steka cigare ku u tentua të kalohej kontrabandë.Kapja ndodhi në Doganen e Muriqanit ku është ndaluar shoferi , shtetasi me iniciale P.P që po bëntë transportimin e kontrabandës.
Mbi të rëndon akuza “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”Strukturat e Administrates Doganore te Deges Muriqan, ne Shkoder, kane sekuestruar 137 steka cigare, te cilat pretendonin ti kalonin kontrabande.
Bazuar ne analizen e riskut nga ana e strukturave doganore eshte derguar ne vijen e dyte te kontrollit automjeti i tipit Ëolsvagen pasat, drejtuar nga shtetasi me inicialet P.P.
Pas kontrollit te hollesishem u gjeten ne brendesi te ketij mjeti, te fshehura ne pjeset e gomes rezerve dhe shasise, 70 steka cigare Donatela dhe 67 steka cigare Trokadero.
Pas ketij konstatimi eshte ndaluar nga strukturat doganore shoferi ndersa procedurat i kane kaluar per ndjekje policise gjyqesore te rrethit Shkoder per veprën penale:
“Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”