Tre persona janë arrestuar në flagrancë, gjatë përpjekjeve për trafik të lëndëve narkotike, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër.

 

Prangat i janë vënë 54-vjeçarit nga Tirana, Maliq Kruja, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 23 kg kanabis sativa në automjetin tip Benz, me të cilin po përpiqej të dilte nga territori shqiptar.

 

Ndërkohë, të arrestuar kanë përfunduar edhe dy shtetas të tjerë, 31-vjeçari E.M. nga Durrësi dhe 26-vjeçari A.B. nga Tirana, të cilëve iu është gjetur një sasi e vogël kanabis sativa, e fshehur poshtë sediljes në autobusin e linjës Shqipëri-Gjermani.

 

Materialet për këta dy shtetas i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Shkodrës, për “prodhim e shitje të narkotikëve”, ndërsa për të ndaluarin Maliq Kruja, Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë, me akuzën e “trafikimit të narkotikëve”.

 

Artikulli paraprakLIVING – 13.10.2018
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 14.10.2018