Si gjithmonë ditët e para të vitit të ri e gjejnë doganën e Muriqanit me një rritje të numrit të shtetasve që hyjnë dhe dalin nga kjo doganë. Të shumtë ishin qytetarët të cilët vendosën të prisnin vitin e ri brenda territorit të Shqpërisë por edhe jashtë saj. Në 24 orët e fundit kanë hyrë dhe dalë nga territori i shtetit shqiptarë 3591 shtetas nga të cilët 1137 kanë hyrë dhe 2454 kanë dalë.

Ndërsa 1287 automjete kanë hyrë dhe dalë në total nga kjo doganë nga të cilët 429 kanë hyrë dhe 857 kanë dalë. Shifra këto të cilat kanë qënë pothuajse të njëjta në këto 3 ditë. Ndërkohë vlenë të përmendet që këtë të dielë në Malin e Zi kanq hyrë në fuqi masat e reja kundër Covid 19. Autoritete kanë njoftuar se për të udhëtuar. Autoritetet kanë njoftuar se për të udhëtuar drejt Malit të Zi duhet të jeni të pajisur me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave dhe që nga doza e dytë nuk duhen të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj. Gjithashtu lejohet kalimi nëse keni vërtetim që e keni kaluar Covid-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv.

Në të dyja rastet e mësipërme qytetarët duhet të kenë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë antigen jo më tëvjetër  se 48 orë. Kujtojmë se masat shtrënguese në Mal të Zi erdhën si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus.

Artikulli paraprakPLAGOSI ME THIKË TË MITURIN, ARRESTOHET 38-VJEÇARI
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA NË MOSHËN 92 VJEÇARE MOTËR MARIA KALETA