Muaji maj vazhdon që të jetë intensiv sa i përket lëvizjeve në piken kufitare të Muriqanit që lidh Shkodrën me Malin e Zi.

Gjatë javës kryesisht radha e mjeteve motorike nuk është një problem ndërsa fluksi më i madh është në fundjavë kur ka një lëvizje edhe të turistëve në të dy anët e kufirit, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Burime zyrtare nga pika kufitare e Muriqanit bëjnë me dije se për muajin maj deri tani janë 19.418 hyrje të shtetasve shqiptar dhe 5607 mjete.

Po ashtu janë 23.881 dalje të shtetasve shqiptar dhe 6202 mjete. Më e lartë raportohet hyrja e shtetasve të huaj dhe janë 36.837 ndërsa kanë hyrë 11.295 mjete të huaja. Sa i përket daljeve janë 29.467 shtetas të huaj dhe 9.172 mjete të huaja që kanë dalë nga pika kufitare e Muriqanit.

Ky fluks nga statistikat e viteve të kalaur pritet që në ditët e fundit të këtij muaji e aq më tepër gjatë muajit qershor pritet që të rritet ndjeshëm. Kjo ndodh për shka të turistëve të huaj që kalojnë përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera por edhe atyre që preferojnë të vizitojnë Shqipërinë.

Po ashtu fluksi rritet ndjeshëm nga shtetasit kosovar që zgjedhin jugun e Shqipërisë, Durrësin apo edhe Velipojën për të kaluar pushimet e tyre. Natyrisht që pritet të ketë një rritje edhe të shtetasve shqiptar që zgjedhin Malin e Zi apo shtetet të tjera europiane për të kaluar pushimet e tyre duke mos harruar ardhjen e emigrantëve.

Nga ana tjetër përveçse punohet për të shmangur sa më shumë radhët e gjata në pikën kufitare të Muriqanit, një vëmendje vijon që t’i kushtohet kontrolleve qoftë të autobuzëve duke patur parasysh edhe rastet e fundit të tentativave për të transportuar lëndë narkotike cannabis sattiva por edhe mjeteve motorike.

Më të rrepta kontrollet janë për shtetasit shqiptar por edhe shtetasit e vendeve të treta ndërsa kohët e fundit ka patur edhe disa raste të ndalimit të tyre.

Artikulli paraprakBUSHATI: KA NJË TJETËR PROJEKT PËR TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetër“ERASMUS +”, 30 VITE EDUKIM DHE PUNËSIM