NË TË DYJA ANËT E KUFIRIT KRIJOHEN RADHË TË GJATA TË AUTOMJETEVE .

Mesi I muajit Korrik ka shkaktuar jo pak radhe te gjata ne piken kufitare te Muriqanit ku si pasoje  e mbi ngarkeses se levizjes jane sh kaktuar radhe te gjata ndersa qytetaret shqiptare dhe te huaj jane detyruar te qendrojne per minuta te tera ne radhe, duke pritur per te kaluar. E ndërsa policia shqiptare ka marrë masa për të përballuar numrin në rritje të pushuesve njëditorë apo njëjavorë që hyjnë në vendin tonë apo kalojnë për në Mal të Zi, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me palën e vendit fqinj. Situata ne anen tjeter te kufirit ka qene edhe me e renduar. Pushues shqiptare qe preferojne te kalojne qofte dhe per ca ore apo dhe per nje dite ne plazhin e Ulqinit apo dhe ne plazhe te tjera te Malit te Zi, shpresojne qe autoritetet e vendit fqinj te marrin masa per ofrimin e nje sherbimi me te shpejte e korrekt .
Qe ne fillim te qershorit, ne piken kufitare te Muriqanit, policia shqiptare ka vene ne funksionim  8 sportele ku perpunohen te gjithe personat qe levizin ne te dy anet e kufirit.

Artikulli paraprakTERRITORIALJA, RRITJE EKONOMIKE PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërPREZANTOHET STAFI I RI PËRPARA VLLAZNISË