Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike.Sekuestrohet rreth 15 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike “Cannabis Sattiva”.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.Efektivat e Policisë Kufitare në Muriqan Shkodër në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: •Eldi Aldisha , 23 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare & Migracionit Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip me targa AA 689 JD që drejtohej nga shtetasi i sipërpërmendur, kanë konstatuar në depozitën e gazit të kondicionerit disa pako të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike. Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve ku gjatë kontrollit të imtësishëm rezultoi se në brendësi të bombulës së gazit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 (njëzet e një) pako, gjithësej 15 kg e 373 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis – Sattiva”.

Artikulli paraprakLAÇ, SHKËMBIM ZJARRI MES DISA PERSONAVE
Artikulli tjetërBRITANI, THERESA MAY MPOSHT RIVALËT NË TESTIN E PARË PËR PARTINË DHE POSTIN E KRYEMINISTRES