Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme ndërkufitare.

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 202 060 euro, procedohet penalisht 53-vjeçari që nuk deklaroi këtë shumë parash, në PKK Muriqan.

Shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me homologët në Mal të Zi dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 202 060 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 53 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNIS NË VELIPOJË FESTIVALI I SKULPTURAVE PREJ RËRE
Artikulli tjetër“U VETËVRA PASI I FEJUARI I VODHI LEKËT E MOTRËS”, FAMILJA E TË RIUT NXJERR BISEDAT E FUNDIT TË 17-VJEÇARES DHE AKUZON: VAJZA DHUNOHEJ NGA PRINDËRIT, KËRKOI NDIHMË, POR…