20 kg kanabis sativa jane sekuestruar nga Policia e Kufirit dhe Migracionit ne Piken e Kalimit kufitar te Muriqanit.

Lenda narkotike është sekuestruar pas nje kontrolli qe specialistet per narkotiket ne kete pike te kalimit kufitar kane zhvilluar ne nje autobus me targa te Kosoves. Lenda narkotike është gjetur ne valixhet e pasagjereve te cilet udhetonin ne linjen Kosove – Gjermani. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: • Edmond Mulgeci, 57 vjeç, banues në Tiranë • Dugagjin Lyta, 48 vjeç, banues në Kosovë • Ekrem Burovci, 34 vjeç, banues në Kosovë Gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi i këtyre shtetasve, më datë 07.01.2017 pasi në Pikën Kufitare Muriqan, është ushtruar kontrolluar ndaj automjetit autobuz i linjës Kosovë-Gjermani me targë 07 183 CE, me drejtues shtetasin Ekrem Burovci shoferi i dytë Dugagjin Lyta, dhe menaxhier Edmond Mulgeci.

Gjatë kontrollit iu është kërkuar udhëtarëve që zbresin në tokë, gjithsecili me cantën e tij. Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brënda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë.Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: • Alban Bushati, 29 vjeç, banues në Shkodër

Më datë 07.01.2017 , gjatë kontrrollit të ushtruar në lagjen “Tom Kola”, i’u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi pluhur e dyshuar si ajo e lëndës narkotike heroinë, të vendosur në 5 qese plastike me peshë totale 1.8 gr.

Artikulli paraprakUJËSJELLËSI VAU DEJËS ME NJË IMAZH NDRYSHE
Artikulli tjetërSHKODËR, ZJARR NË NJË DYQAN TREGIMI GAZI