Goditet një tjetër rast i “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

*Sekuetrohen 10 KG  lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sattiva”.  Arrestohet në flagrancë një shtetas. Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve në D.V.P.Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 21.03.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, ku u arrestua  në flagrancë shtetasi: * Arel Bitri 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.  Arrestimi i tij  u bë pasi nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të detajuar, në mjetin tip “Volksëagen” me targë AA108PF, në dy anësoret poshtë dyerve të automjetit,  ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale: *12 pako me peshë 10 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.  Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion vendet e BE. 

Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” i  parashikuar nga neni 283/a i kodit penal.

Artikulli paraprakSENSIBILIZIM NË SHKODËR PËR DITËN BOTËRORE TË UJIT
Artikulli tjetërPARALAJMËRIMI I ERDOGAN – ‘ASNJË EUROPIAN NUK DO ECË I SIGURTË NË RRUGË’