“Është shtuar numri i refuzime për ato që tentojnë të kalojnë pikën kufitare të Muriqanit për të kërkuar më pas azil në vendet e Europës”. Kjo deklaratë vjen nga shefi i stacionit të policisë kufitare në Muriqan Ledio Brahimi.Kontrolle dhe trajnime janë zhvilluar edhe për luftën ndaj anti-trafikimit të qënieve njerëzore.
Ky takim në pikën kufitare të Muriqanit u organizua nga prefektura e Qarkut Shkodër me fokus anti-trafikimin.Ky takim mes prefekturës së Qarkut, drejtorisë rajonale të policisë dhe asaj të kufirit synon të intensifikojë punën dhe të rrisë performancën e policisë sidomos gjatë këtij sezoni veror.