Në dy ditët e fundit të vitit 2016 që sapo lëmë pas hyrjet dhe daljet në pikën kufitare të Muriqanit kanë qenë të shumta.

Në bazë të shifrave zyrtare krahasuar me një vit më parë përsa i përket 30 dhe 31 dhjetorit është shënuar një fluks i shtuar i lëvizjeve. Nga të dhënat që vijnë nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit bëhet e ditur se janë 1463 shtetas shqiptar që kanë hyrë nga Mali i Zi drejt Shqipërisë ndërsa janë 1699 të tjerë që kanë dalë nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Më shumë sipas statistikave janë lëvizjet e shtetasve të huaj. Në këtë mënyrë numërohen 1664 shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri ndërsa numri i atyre që kanë dalë nga Shqipëria është 2500. Natyrisht që më i vogël është numri i mjeteve motorike në 30 dhe 31 dhjetor të vitit që sapo lëmë pas. Janë 499 mjete shqiptare që kanë hyrë nga Muriqani në Shqipëri ndërsa janë 599 mjete shqiptare që kanë lënë Shqipërinë për të shkuar drejt Malit të Zi. Sa i përket mjeteve të huaja të dhënat tregojnë se 632 të tilla kanë hyrë në Shqipëri dhe 573 të tjera kanë dalë drejt Malit të Zi. Patjetër që kjo rritje e fluksit të hyrjeve dhe daljeve përmes pikës kufitare të Muriqanit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi ka të bëjë me festat e fundvitit. Një pjesë kanë preferuar që të lënë Shkodrën apo qytete të tjera të Shqipërisë dhe të festojnë në Malin e Zi ndërsa nuk janë të paktë shqiptarët e ardhura nga vende të ndryshme të Europës ku jetojnë e punojnë prej vitesh për të kaluar natën e ndërrimit të viteve në familjet e tyre. Edhe në ditët e para të janarit ashtu si në fundin e 2016-ës pritet që të ketë një fluks të lëvizjeve në pikën kufitare të Muriqanit.

HYRJE-DALJET NË MURIQAN:

 

HYRJE SHTETAS SHQIPTAR       1463

DALJE SHTETAS SHQIPTAR       1699

HYRJE SHTETAS TË HUAJ        1664

DALJE SHTETAS TË HUAJ         2500

HYRJE MJETE SHQIPTARE         499

DALJE MJETE SHQIPTARE         599

HYRJE MJETE TË HUAJA          632

DALJE MJETE TË HUAJA           573

 

Artikulli paraprakGJOBA PËR 9 KARBURANTE, NJË NË SHKODËR
Artikulli tjetërOSHEE, 1800 PUNONJËS NË NATËN E VITIT TË RI