Rënia e fluksit të automjeteve apo dhe e shtetasve që hyjnë dhe dalin nga dogana e Muriqanit është vënë re ndjeshëm që në fillim të muajit shtator. Ndryshe nga fundjavat e tjera ku në këtë doganë ka pasur fluks kilometrik për të hyrë dhe dalë nga vendi këtë fundjavë situata paraqitej më e qetë.

Sipas statistikave gjatë 24 orëve të fundit në total kanë hyrë në Shqipëri 1755 shtetas ku ndër këto 452 shtetas shqiptarë dhe 1303 shtetas të huaj. Ndërkohë përmes kësaj dogane kanë dalë jashtë vendit tonë në total 2143 shtetas ku 710 shtetas ishin shqiptarë dhe 1433 shtetas të huaj shifra këto gati dyfish më të ulta se muajin e kaluar. Rënie të fluksit ka pasur edhe tek hyrje-daljet e automjeteve ku një ditë më parë kanë hyrë në vendin tonë 692 automjete dhe kanë dalur jashtë vendi 818 automjete kryesisht të huaja. Prej datës 6 shtator të gjithë personat që kanë hyrë në republikën e Shqipërisë kanë plotësuar një nga 3 kushtet të vendosuara nga Ministria e Shëndetësis që janë pasaporta e vaksinimit, të kenë provë të kalimit të infeksionit të Covid 19 të vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit ose testin negativ PCR brenda 72 orëve ose testin negativ anti-gen brenda 48 orëve. Ndryshe nga vendi jonë deri më tani për të hyrë në Malin e Zi nuk ka qënë e nevojshme asnjë nga këto kushte. Por sipas të dhënave nga policia kufitare pritet që duke filluar nga data 14 shtator edhe në shtetin fqinj do të hyjnë në fuqi të njëjtat rregulla për të gjithë shtetasit që duan të futen në territorin e Republikës së Malit të Zi.

Artikulli paraprak“MBRONI JETË”, MANASTIRLIU THIRRJE QYTETARËVE: 700 MIJË QYTETARË TË VAKSINUAR ME TË DYJA DOZAT KUNDËR COVID. VAKSINOHUNI!
Artikulli tjetër23 VITE NGA VRASJA E AZEM HAJDARIT, BASHA PA BERISHËN