Radhët e gjata në pikën doganore të Muriqanit vijojnë gjatë sezonit të verës.

Edhe pse punohet me kapacitete të plota sërish pritja për shoferët është një shqetësim më vete. Muaji korrik ka patur edhe pikun më të madh të lëvizjeve deri tani tani. Nga sa raportojnë drejtuesit e doganës së Muriqanit ende pa u mbyllur krejtësisht, për muajin korrik kanë hyrë dhe kanë dalë gjithsej shtetas të huaj dhe shqiptar 168.747 si dhe kanë hyrë dhe kanë dalë automjete të huaja dhe shqiptare në total 51.952. Shoferët, pjesa më e madhe nga Kosova, trevat shqiptare të Malit të Zi apo edhe shtetasit shqiptar që jetojnë në vendet e Europës janë të pakënaqur me pritjen e gjatë. Drejtuesit e doganës së Muriqanit raportojnë se numri i shtetasve të huaj që hynë dhe dalin në pikën doganore të Muriqanit është shumë më i lartë se sa numri i shtetasve shqiptar që hynë dhe dalin aty. Nëse në total kanë hyrë dhe kanë dalë afro 40 mijë shtetas shqiptar, janë afro 120 mijë shtetas të huaj që kanë hyrë dhe kanë dalë nga Muriqani. Po ashtu edhe numri i automjeteve të huaj është shumë herë më i lartë se ato shqiptare.

Artikulli paraprakMESI: DEZINSEKTUAM PJESËT NEVRALGJIKE TË SHKODRËS DHE VELIPOJËS
Artikulli tjetërDESINSEKTIMI NË SHKODËR, PUNË NGA MËNGJESI NË MBRËMJE