Muaji Qershor ka shtuar levizjet ne piken kufitare te Muriqanit, ndonese zgjedhjet paralamentare ne Kosove dhe po ashtu muaji i Ramazanit ka bere qe turistet dhe vizitoret te spostojne levizjet per muajt e ardhshem.

Sipas te dhenave te zyrtareve ne kete pike te kalimit kufitar qe nga nisja e muajit qershor kane hyre dhe dale gjithsej 35 mije e 549 shtetas. Ndresa sa i takon automjeteve jane 12.mije e 842 mjete qe kane pershkuar kete pike kufitare. Pjesa derrmuese e personave qe kane levizur rezultojne te jene te huaj.

Te njejtat burime thone se fluksi me i larte i levizjeve eshte diten e merkure dhe te shtune pasi ato dite udhetojne linjat e perhershme Itali – Gjermani. Ndaj tyre ka patur nje vemendje te vecante sa i takon kontrolleve te bagazheve te pasagjereve apo dergesave te posacme. Kjo pasi qe nga fillimi i ketij viti jane konstatuar 4 raste te transportit te lendeve narkotike.

Kjo ka rritur kujdesin jo vetem te policise kufitare por edhe te vete agjensive per te mos marre ne dorezim pako pa i kontrolluar me pare. Po per evidentimin e rasteve te trafikimit te lendeve narkotike permes pikave kufitare behen cdo dite minimalisht 15 kontrolle mjetesh dhe individesh. Sa i takon fluksit me te larte gjate dites ne piken kufitare te muriqanit, eshte ne mengjes heret , kjo pasi cdo dite nga zonat e shkodres , jane afro 200 punetore qe i drejtohen anes tjeter te kufirit ne pune sezonale.

Artikulli paraprakSHKODËR, GATI PROJEKTI PËR LANDFILLIN E INERTEVE
Artikulli tjetërVAU DEJËS, PS TAKIM ME TË RINJTË