Numri i emigrantëve nga vendet e treta që kalojnë përmes Shqipërisë për të udhëtuar më pas në destinacionin final, që janë vendet e Be-së, ka ardhur sërish duke u rritur.

Vetëm gjatë muajit Qershor statistikat zyrtare flasin për 487 shtetas të huaj që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Ndërkohë mësohet se policia kufitare në Shkodër ka arritur të ndalojë 82 prej tyre dhe i ka kthyer sërish në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve që ndodhet në zonën e Babrrusë në Kryeqytet.

Nga analizat e policisë rezulton se ka edhe nga ato emigrantë që janë përsëritës dhe e kanë për të disatën herë tentativën për të kaluar nga territori shqiptar

Lëvizja e emigrantëve në këtë territor kryhet në mënyrë te organizuar kundrejt pagesave të ndryshme, madje në një rast një grup kishte arritur deri në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit kur janë ndaluar nga policia në tentativë për të kaluar drejt malit të zi.

Refugjatët nga Mali i Zi shkojnë drejt Bosnjës, e cila e para e hodhi alarmin, ndërsa më pas orientohen drejt Kroacisë dhe Sllovenisë. Qëllimi i tyrë është të strehohen në Gjermani ose Itali.

Gjatë këtij viti rreth 5000 refugjatë kanë kaluar në Bosnjë, ndërsa gjithë 2017 ishin vetëm 755. Shqipëria është kthyer në një korridor të rëndësishëm për kalimin e refugjatëve.

Trafiku i qenieve njerëzore furnizon me para udhërrëfyesit lokalë, por edhe taksistët. Këta të fundit shpesh ndryshojnë rrugët e kalimit për të shmangur kontrollet e policisë.

 

Artikulli paraprakPAS 4 KORRIKUT JO MË QESE PLASTIKE, BIZNESI KUNDËR
Artikulli tjetër“NDËRMENDJE” E VITIT 1948