Deputeti i opozitës Myslim Murrizi deklaroi se ndryshimet në Kodin penal të sjella nga socialistët vijnë në përputhje me interesat e tyre. Ai tha se ata hoqën dorë nga ligji për të ndaluar daljen jashtë vendit pasi Basha i fali 61 bashkitë.

“Unë nuk besoj se paskeni marrë indicie për këtë kod. Keni marrë indicie nga një incident që i ndodhi Alimadhit me tre pijanecë të porositur. Nuk ka kod civil që heq skizofreninë nga mendja. Sa janë dënuar për goditje për shkak të detyrë. Ju thoni se goditja e mjekut edhe infermierit por para se t’i ruajmë duhet t’i krijojmë mundësinë që të mos ikin në Gjermani. Edhe goditja vjen për shkak të pagave që i keni lënë.

22 nenet që keni propozuar kanë në thelb mbrojtjen nga protesta. U gëzova që e paskeni heq mbrojtjen me tela me gjemba. Ju donit prapë të fusnit se kush ia prish qetësinë partisë të futet në burg se kishit frikë se do plaste lufta. Hera e parë që bëjmë ligj që të mos ketë mjete transporti që transportojnë armë.

Një javë kemi protestë silencioze, një javë molototvse. Nga i marrin armët ata. Ju doni të godisni të fundit dorën që hedh. Kodin penal e keni hartuar 11 herë nuk keni pse shpikni rrotat. Meqë bujari iua fali 61 bashkitë ju thoni se nuk i ndalon më ata që të ikin jashtë shteti por me marrëveshje”, tha Murrizi.

Artikulli paraprakBEOGRAD, ALARM PËR BOMBË NË AEROPORT, EVAKUOHEN 130 PASAGJERË TË LUFTHANSA
Artikulli tjetër19-VJEÇARI SHKODRAN MES MATEMATIKËS DHE STILIMIT