Murtaja Afrikane e Derrit ka prekur Lezhën.Vatra e sëmundjes është identifikuar në Malin e Rrenxit në Shëngjin, ku deri më tani janë konstatuar 10 derra të ngordhur, pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone.
Pas identifikimit të rastit Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë mënjehërë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngodhur nga murtaja afrikane.
Në kordinim edhe me institucionet e tjera Bashkinë Lezhë, Policinë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Shërbimi Veterinar ka bërë djegien dhe asgjesimi e derrave të ngordhur në vendin ku janë gjetur si dhe dezinfektimin e zonës, konform protokollit të përcaktuar.
Ndërkohë pjesa e Malit të Rrenxit në Shëngjin në një perimeter prej 10 km ku është konstatuar vatra e sëmundjes është shpallur zonë e kuqe, ku do të kalojë në sitë nga veterineret për të parë nëse ka sërish derra të ngordhur brenda këtij perimentri.
Monitorimi do të jetë i vazhdueshem përgjatë 20 diteve në vijim, ndërsa Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në Lezhë Ded Rama ju bën thirrje të gjithë qytetareve dhe kryesisht gjuetareve që të sinjalizojnë insitucionin që ai drejton nëse konstatojnë kafshë të ngordhura, me qëllim që të veprohet menjëherë dhe sëmundja mos të përhapet.
Në lidhje me rastin në fjalë Shërbimi Veterinar thotë se nuk ka vend për panik, pasi Murtaja Afrikane e Derrit nuk përhapet tek njerezit dhe vatra e konstatuar është e izoluar.