Murtaja afrikane e derrit eshte rishfaqur serish ne Lezhe, ne nje ferme me derra ne fshatin Ishull Lezhe. Zona eshte vendosur ne karantine nga Sherbimi Veterinar ndersa deri me tani kane ngordhur rreth 50 derra, ku po punohet për asgjesimin e tyre. Prej konstatimit te rastit në terren jane vendosur grupet e monitorimit qe po analizojne situaten dhe po kryejne depistimin e te gjithe zones.
Ne vatren e identifikuar se fundmi, pronari i saj ka kerkuar ndihmen e Sherbimit Veterinar per te bere asgjesimin e te gjithe tufes me rreth 130 derra ku ka patur ngordhje dhe kjo pritet te ndodhe brenda dites se neserme. Vatra e identifikuar ndodhet prane zones se banuar dhe jane shume familje qe mbajne derra ndaj eshte kerkuar bashkpunimi i tyre, por nga ana tjeter konsumatoreve u eshte kerkuar qe te mos blejne mish te pacertifikuar nga thertoret.
Grupet e punes nga Sherbimi Veterinar ne Lezhe vazhdojne te jene ne zonen e prekur me qellim qe te parandalohet perhapja e metejshme e kesaj semundjeje. Murtaja afrikane e derrit u shfaq per here te pare ne Lezhe ne fund te muajit nentor ne zonen e Malit te Rrencit ne Shengjin ku u konstatuan 10 derra te ngordhur, kryesisht te eger. Zona u mbajt ne karantine per 21 dite dhe gjate kesaj kohe nuk pati raste te tjera.