Shfaqja e murtajes Afrikane tek derrat ka vene ne levizje insititucionet pergjegjese, me qellim parandalimin e perhapjes se semundjes. Shërbimi Veterinar i Rajonit Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës dhe të Shtetit, kanë nisur një aksion prej ditës së diele me qëllim kontrollin në akset rrugore, në mënyrë që të mbahet në monitorim lëvizja e kafshëve të gjalla derra, si dhe të mjeteve të transportit të kafshëve brenda zonës 3 dhe 10 km. Pikat e kontrollit janë vendosur në Rrugen nacionale Lezhë-Tiranë, në kufirin e zonës 10 km në vendin e quajtur “Dalja e Urës së Milotit, në rrugën Lezhë-Milot, aksi i vjetër në hyrje të urës së vjetër të Milotit, në rrugën Nacionale Lezhë-Shkodër, në dalje të fshatit Balldre dhe në rrugën e vjetër Kallmet-Lezhë, në dalje të fshatit Rroboshtë.
“Nga grupet e punës u ndaluan dhe u kontrolluan 56 mjete transporti të kafshëve, nga këto 7 mjete transporti rezultuan me derra, gjithsej 43 krerë” – njofton sherbimi veterinar. Pas kontrollit, mjetet që transportonin derrat u kthyen për në fermat e origjinës, për shkarkimin e tyre u urdhëruan mjekët veterinerë përkatës në këto zona, sipas adresave, që të kontrollojnë fermat e derrave dhe të dezinfektojnë mjetet e transportit të tyre.
Pas rastit te pare te shfaqur në muajin nëntor të vitit të kaluar ne Malin e Rrencit ne Shengjin, ne fund te dhjetorit u identifikua nje tjeter vater e murtajes afrikane tek derrat ne Ishull-Lezhe, ku u krye edhe asgjesimi i te gjithe tufes se derrave ku ishte rishfaqur semundja dhe vijon ende kontrolli në terren deri ne perfundim te karantines prej 21 ditesh te parashikuar nga protokollet per raste te tilla.