Shërbimi Veterinar ne Lezhe e ndihmuar edhe nga policia e shtetit vijojnë kontrollet në akset rrugore, në mënyrë që të mbahet në monitorim lëvizja e kafshëve të gjalla derra, si dhe të mjeteve të transportit të kafshëve nga/dhe brënda zonës 3 dhe 10 km ku u identifikua vatra e re e murtajes afrikane tek derrat në fshatin Ishull-Lezhë. Kater grupe pune janë vendosur në akset që lidhin tregjet e kafsheve të Milotit në Kurbin dhe të Shelqetit në Shkoder ku janë ndaluar dhe kontrolluar 56 mjete të transportit të kafsheve, ku shtatë prej tyre rezultuan me derra dhe jane kthyer ne vendin e origjines, ndersa veterineret kane bërë edhe kontrollet e këtyre stallave por fatmiresisht nuk kanë rezultuar të prekur nga sëmundja.
Përgjegjësi i Autoritetit Kombëtarë të Veterinarise në Qarkun e Lezhës, Ded Rama, ka bere të ditur se monitorimi ka qene i vazhdueshem si dhe ka patur bashkepunim me fermat, por tendenca për të nxjerre në treg derra vjen më së shumti nga fermer individuale.
Drejtuesi i Veterinarise në Lezhe Ded Rama ka edhe një apel për konsumatoret.
Mbi 100 derra në Lezhë kanë ngordhur nga Murtaja Afrikanë në dy vatra të ndryshme të shfaqura në Malin e Rrenxit dhe në Ishull-Lezhë, ndërsa prej dy javesh nuk ka patur raste të reja, por monitorimi do të vijojë.