Shfaqja e murtajes Afrikane të Derrit ka vënë në lëvizje insititucionet pergjegjëse me qëllim, parandalimin e përhpajes së sëmundjes. Shërbimi Veterinar i Rajonit Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës dhe të Shtetit, kanë nisur një aksion prej ditës së diele (5 Janar), me qëllim kontrollin në akset rrugore, në mënyrë që të mbahet në monitorim lëvizja e kafshëve të gjalla derra, si dhe të mjeteve të transportit të kafshëve brenda zonës 3 dhe 10 km. Institucioni njoftoi sot se akset ku u vendosën katër grupet e punës të përbashkëta janë si më poshtë:

1. Rruga nacionale Lezhë-Tiranë, në kufirin e zonës 10 km në vendin e quajtur “Dalja e Urës së Milotit.
2. Në rrugën Lezhë-Milot, aksi i vjetër në hyrje të urës së vjetër të Milotit.
3. Në rrugën Nacionale Lezhë-Shkodër, në dalje të fshatit Balldre.
4. Në rrugën e vjetër Kallmet-Lezhë, në dalje të fshatit Rroboshtë

“Nga grupet e punës u ndaluan dhe u kontrolluan 56 mjete transporti të kafshëve, nga këto 7 mjete transporti rezultuan me derra, gjithsej 43 krerë (gica 2-3muaj)”, njofton shërbimi.” njofton sherbimi veterinar

Pas kontrollit, mjetet që transportonin derrat u kthyen për në fermat e origjinës, për të shkarkuar derrat dhe u urdhëruan mjekët veterinerë përkatës në këto zona, sipas adresave, që të kontrollojnë fermat e derrave dhe të dezinfektojnë mjetet e transportit të tyre.
Vatra e re u evidentua më 27 Dhjetor në Ishull-Lezhë pas asaj në muajin nëntor të vitit të kaluar në Malin e Rrenxit në Shëngjin, teksa deri tani ka mbi 100 kafshë të ngordhura apo groposura nga autoritetet dhe vijon ende kontrolli në terren.

Artikulli paraprakTEMPERATURAT E ULËTA ZBRAZIN ‘DEPOZITAT’ E GAZIT NË EUROPË
Artikulli tjetërCELIBASHI I KUJTON INSTITUCIONEVE PUBLIKE KODIN ZGJEDHOR: NGA 11 JANARI NISNI RAPORTIMET NË KQZ!