Në fshatin Ishull-Lezhë, ku u shfaq murtaja afrikane e derrit është rikthyer normaliteti.72 derrat e ngordhur janë asgjesuar dhe gjatë dy diteve të fundit, fatmiresisht nuk ka patur raste të reja.Në këtë mënyre vatra e infeksionit është izoluar, ndërsa zona e karantinës është përcaktuar në një perimeter prej 3 km.

Autoriteti i Veterinarisë në Lezhë vijon të jetë në terren, duke krehur të gjithë zonen e banuar si dhe ju kërkohet fermereve që të sinjalizojnë nëse konstatojnë raste të derrave të sëmure.Banoret e Ishull Lezhës thonë se nuk ndjehen aspak të frikësuar, pasi vatra e konstatuar është e izoluar.

Kjo është vatra e dytë me semundjen e Murtajes Afrikane të Derrit që shfaqet në Lezhë brenda një muaji dhe deri më tani kanë ngordhur mbi 80 derra.Si masë parandaluese autoritetet kanë vendosur ndalimin e lëvizjes së derrave si dhe tregtimin e mishit të paçertifikuar.

Artikulli paraprakTHETHI ME RRUGË TË HAPURA PËR FUNDVIT
Artikulli tjetërHAPJA E JUBILEUT NË SHKODËR