Në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të murtajës së dhenve, dhive dhe lopëve ndryshe nga vende si Greqia, Rumania apo Turqia. Pavarësisht se deri më tani kafshët nuk janë prekur nga ajo sëmundje, kryeveterineri në Shkodër Mark Preçi thotë se janë shtuar masat në mënyrë që të mos kemi asnjë rast të murtajës së dhenve dhe dhive.
Kryeveterineri Preçi i bën thirrje që në rast se dallojnë shenja tek kafshët të tregohen bashkëpunues sepse kjo sëmundje është e rrezikshme.
Shqipëria ka bllokuar përmes një urdhëri në fund të korrikut importimin e kafshëve nga Greqia, Turqia dhe Rumania për shkak të murtajës së dhenve dhe dhive e lopëve që në rast të përhapjes sjell dëme të mëdha.