Drejtoria e Shëndetit Publik ka përfunduar me sukses 6 faza të dezinsektimit në terren kundër larvave të mushkonjave.
Të përqendruar në 2 pika, Shkodër e Velipojë, dezinsektimi do të vijojë deri në muajin tetor. Për shkak të kontratës së Ministrisë së Shëndetësisë, dezinsektimi është shtrirë vetëm në Shkodër dhe Velipojë.
Specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik tregojnë se është e rëndësishme që vitet e ardhshme procesi të përfshijë territore më të gjera. Në kushtet e mosndërhyrjes nga ana e pushtetit vendor për dezinsektimin e zonave, Mesi thotë se është angazhuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas tij, kjo ka dhënë rezultat për eleminimin e larvave të mushkonjave. Procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin synon që të frenojë përhapjen e mushkonjave, kryesisht në zona turistike, moçale apo zona të tjera me risk të lartë të zhvillimit të larvave.
Ky është viti i dytë që dezinsektimi kryhet nga Ministria e Shëndetësisë në disa zona strategjike në të gjithë vendin. Procesi mbikëqyret nga Drejtoritë e Shëndetit Publik në qarqe.