Një specie pushtuese e mushkonjave nga Azia Lindore po përhapet ngadalë në të gjithë Italinë dhe mund të shërbejë si një vektor për viruset, sipas një raporti të ri shkencor.
Një artikull në revistën shkencore Parasites & Vectors javën e kaluar pohoi se kishte dëshmi se mushkonjat shqetësuese, të njohura si Aedes koreicus, janë zgjeruar drejt Italisë jugperëndimore që kur u zbuluan në veri në 2011.
Duke përshkruar mushkonjat si një “vektor potencial të viruseve” , artikulli paralajmëroi se prania e tyre “është raportuar kohët e fundit në shumë rajone të Evropës” dhe se në Itali, “tani po përhapen drejt jugperëndimit të vendit”.
Studiuesit gjetën 6000 larva mushkonjash në Bergamo – Rajoni i Lombardisë në Itali – nga të cilat ata zbuluan se 50 i përkisnin specieve të huaja.
Artikulli argumentoi se ky zbulim “konfirmon përhapjen e kësaj specie në veri të Italisë dhe ngre shqetësime për rolin e saj të mundshëm si një vektor i sëmundjeve në zonën Alpine”.
Artikulli arriti në përfundimin se kishte një “nevojë urgjente për përpjekje të koordinuara” për të monitoruar mushkonjat dhe për t’i parandaluar ata të bëhen një vektor për patogjenët.
Aedes koreicus ka jetuar tradicionalisht në Kore, Japoni dhe pjesë të Kinës dhe Rusisë, por që atëherë është përhapur në vendet e tjera aziatike dhe evropiane, përfshirë Kazakistanin, Gjermaninë dhe Zvicrën.