Që në orët e para të mëngjesit, besimtarët myslimanë kanë falur Kurban Bajramin.Kjo është festa në të cilën myslimanët tregojnë sakrificën në emër të besimit tek perëndia.
Ne qyetin e Shkodres falja e bajramit eshte kryer ne te gjitha xhamite e qytetit te Shkodres. Star Plus, ka percjelle per te gjithe besimtaret, fesen e kurban bajramit, live nga xhamia EbuBeker. Perfaqesues te myftinise se shkodres kane uruar te gjithe besimtaret per ketefeste te shenuar por nga ana tjeter, nje mesazh I vecante eshte percjelle per familjet ne hasmeri te cilet sot duhet te falin.
MYFTIU SYTARI PARA BESIMTARËVE: TË DUAM MË SHUMË NJERI – TJETRIN
Myftiu i Shkodres gjate fjales se tij para besimtareve, percoi mesazhin e harmonise dhe tolerances, por serish deklaroi se muslimanet etiketohen si ekstremiste, nderkohe qe feja islame denon kete sjellje te shemtuar.
Ne themel te kesaj feste qendron Kurbani, si një traditë e të gjithë besimtarëve në këtë ditë të shënuar, që në vetvete ka mirënjohjen dhe ndihmën ndaj shtresës së varfër, ku besimtarët e devotshëm myslimanë shprehin vullnetin e tyre për të qenë pranë këtyre njerëzve, duke i dhënë diçka nga vetja e tyre.