Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari zgjodhi hytbenë e së premtes për të përmendur rastet e vrasjeve masive të popujve muslimanë në botë.
Sipas Sytarit, Perëndimi mburret me zhvillimet teknologjike, por nuk mund të merret si shembull pasi nuk ka arritur të krijojë njeriun model.
Myftiu i Shkodrës ka folur edhe më parë për vrasjen e muslimanëve në botë, fenomen që e ka dënuar në mënyrë të vazhdueshme.
Në hytbenë e kësaj të premteje morën pjesë qindra besimtarë për të cilët myftiu kishte rezervuar edhe disa udhëzime në mënyrë që të ruajnë dhe zhvillojnë fenë.