Kur mungon nje muaj nga perfundimi i moratoriumit te gjuetise, shoqata “jakup bajri” ne Shkoder sjell ne vemendje situaten e mire qe ka kaluar dhe rregullat e qarta qe kane zbatuar anetaret e kesaj shoqate gjate moratoriumit.

Kryetari zyhdi Mustafa shprehet se shoqata eshte kategorikisht kunder shtyerjes se dates finale ndersa eshte pro per vendosjen e ligjit te gjuetise sipas te gjitha rregullave. Kryetari Mustafa nenvizon se situata mund te dale jashte kontrollit nese moratorium shtyhet serish ndersa shoqata “jakup bajri” nuk do te mbaje asnje pergjegjesi. Shoqatat e gjuetarëve kanë konstestuar here pas here kundër shtyerjes së moratoriumit për gjuetinë. Ndersa theksojne se zgjatja e moratoriumit po dëmton rëndë gjuetinë si një aktivitet i ligjshëm.Madje sipas tyre janë vetë specialistët e pyjeve dhe mjedisit që kanë shkaktuar gjendjen katastofale të mjedisit.Perfaqeuses te gjuetareve sugjerojne qe nëse duhet të ndalohet gjuetia më gjatë ajo duhet të aplikohet për zonat e ndaluara të mbrojtura dhe për lagunat apo edhe për të huajt.

Artikulli paraprakZUES, QENDËR SHËNDETËSORE PA UJË DHE KREJTËSISHT E AMORTIZUAR
Artikulli tjetërATLETI SMAJLAJ PËRGATITET PËR LOJËRAT OLIMPIKE BRAZIL 2016