Kryeministri Isa Mustafa doli në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

, ku përshëndeti ndalimin e futjes në territorin e Kosovës të trenit të nisur nga Beogradi. Ai e quajti provokim të pashembullt përpjekjen serbe dhe kthimi i trenit ishte gjëja më e drejtë. “Kthimi mbrapsht i këtij treni është gjëja më e drejtë sesa futja në territorin e Republikës sovrane të Kosovës. Kosova nuk do të lejojë provokime të tilla”, tha ai. Kryeministri sqaroi se ishin mobilizuar të gjitha institucionet shtetërore për t’u përballur me situatën dhe se për rastin ishin informuar institucionet dhe misionet diplomatike ndërkombëtare. “Kemi marrë të gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar. Gjatë kësaj kohe kemi zhvilluar takime me krerë të institucioneve dhe misioneve diplomatike, në mënyrë që të pengojmë synimet e mbrapshta të Serbisë për të cënuar paqen në Kosovë”, tha ai. Pak para Mustafës, ishte kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç që në një konferencë për shtyp akuzoi Prishtinën për nxitje të tensioneve.

Artikulli paraprakNDALOHEN 4 SHQIPTARË NË GJERMANI, UDHËTONIN ME DOKUMENTE FALSE
Artikulli tjetërKATËR SHPREHI TË NJERËZVE TË LUMTUR, TË CILAT DUHET T’I PRAKTIKONI EDHE JU