Kryetari i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal Mustafa Lici në një konferencë për mediat, ka analizuar procesin zgjedhor ne Shkodër duke deklaruar publikisht se në Shkodër ka pasur një blerja masive votash.

Ai është shprehur se nje proces i tillë ka nisur prej muajsh, ndërkohe që në Shkodër u shpreh ai janë shpenzuar rreth 4 milion euro. I pyetur për aleancat, Lici është shprehur se qëndron besnik i PD, dhe Kryetarit Lulzim Basha.

Sa i takon listës së deputetëve dhe pakënaqësive Brenda PD-së, Lici ka deklaruar se Jozefina Topalli duhej të ishte pjese e listës së deputeteve. Ndërkohë, Lici ka ftuar qeverinë që të mos diskriminojë Shkodrën, për të vetmen arsye pse nuk e votuan shkodranët me 25 Qershor.

Artikulli paraprak“STOP KANABIS”, VIJON AKSIONI NGA POLICIA
Artikulli tjetërKUJDES TEMPERATURAT! “ÇDO MOSHË NË RREZIK”