SIPAS KRYEMINISTRIT, ÇËSHTJA E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE PRIORITET I QEVERISË SË KOSOVËS. Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se viti 2015 është viti në të cilin do të ndodh liberalizmi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ai në fjalimin e tij gjatë takimit të Komitetit Drejtues për liberalizim të vizave, i cili është mbajtur të premten në Prishtinë, ka thënë se çështja liberalizmit të vizave mbetet prioritet për Qeverinë e Kosovës. Ai ka përmendur se Kosova duhet të kryej obligime që ka nga ky proces, duke përmendur si shumë të rëndësishme luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kryeministri Mustafa ka thënë edhe njëherë se qytetarët duhet ta kenë të qartë se vendet e Bashkimit Evropian nuk do të japin azil për kosovarët pasi Kosovën e llogaritin si vend të sigurt.