Shoqata e gjuetareve Jakup Bajri ka zhvilluar një inspektim ne liqenin e Shkodrës mbi situatën e shpendëve dhe faunen ne përgjithësi.Po bëhen gati dy vite qe qeveria ka vendosur moratoriumin ndërsa kjo shoqatë hedh poshtë zërat e here pas hershem për thurjen e ligjit nga ana e tyre.
Kryetari Zyhdi Mustafa shprehet se asnjë anëtar i shoqatës qe përfaqëson nuk e ka thyer moratoriumin edhe pse ky ligj po dëmton se tepërmi gjuetaret e ligjshëm.Sekretari i kësaj shoqate Xhabir Mehmeti shprehet se moratorium ka dëmtuar edhe anetaresimet e shoqatës pasi interesi ka rene dukshëm.Shoqata e gjuetareve “Jakup Bajri” ka pasur një numër anëtaresh qe i kalonte 800 gjuetare deri para ndalimit te gjuetisë ndërsa me vendosjen e moratoriumit ndërsa numri aktual ka zbritur ne 300. Kjo shoqate shprehet se ligji I ndalimit ka favorizuar vetëm shkelësit te cilët gjuajnë thuajse çdo dite pa u shqetësuar.