KRYEMINISTRI I KOSOVËS DEKLARON SE LDK DO TI QËNDROJ BESNIK MARRËVESHJES.Kryeministri Isa Mustafa deklaron se Lidhja Demokratike e Kosovës do të votojë Hashim Thaçin për President në vitin 2016, kjo si pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të LDK-së dhe PDK-së.
I ftuar në emisionin ‘Debat’ në Radio Televizionin e Kosovës Mustafa tha se partia e tij do të votojë liderin e PDK-së Hashim Thaçi për President duke hequr kështu frikën për zgjedhjen e Thaçit si kreu i vendit.Mustafa është shprehur gjithashtu lidhur me sfidën jo të lehtë për të kapërcyer krijimin e Gjykatës Speciale, që do të hiqte një herë e përgjithmonë dyshimet për individë të caktuar në Kosovë. Një çështje mjaft shqetësuese aktualisht në Kosovë janë dhe azil kërkuesit që synojnë kryeqytetet Europiane duke patur një fluks të madh largimesh të të rinjve, për të cilat Mustafa shprehet se duhet të gjendet menjëherë një zgjidhje konkrete me punësimin dhe rritjen ekonomike në vend. Ndërsa lidhur me marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit kryeministri i Kosovës është shprehur i gatshëm për një dialog që siguron qëndrueshmëri dhe zbatim konkret.