“Gjuetia duhet të kryhet me një ligj të fortë dhe të rregullt”, është kjo thirrja që Zyhdi Mustafaj, kryetar i shoqatës se gjuetareve “Jakup Bajri” , bën qeverisë teksa shton se moratoriumi nuk e ka pasur fuqine dhe ndikimin që është paramenduar .
Ndërkohë Mustafaj shprehet se u është premtuar se shtatorin që vjen të përfundojë moratoriumi por për këtë ende nuk ka ndonjë dokument të nënshkruar, përveç premtimit të dhëna.
Ndërkohë sipas sekretarit të Shoqatës së Gjahtarëve Shkodër, Xhabir Mehmeti, moratoriumi I ka dhënë mundësi gjuetarëve të paligjshëm të kryejnë këtë veprimtari me mjete shfarosësë.
Ndërkohë kryetari Mustafaj bën thirrje të gjithë gjuetarëve të regjistrojnë armët pasi të gjithë emrat e atyre individëve që shlyejnë të gjitha detyrimet që federata e gjuhëtarëve
ka parashikuar do të renditen në listën e përgatitur që do të dergohet qeverisë në lidhje me ligjin që pritet të realizohet.