Mbrëmjen e së premtes fotografja Eva Sula me ftesë të organizatës “EKO Mendje”, solli për herë të parë në Shkodër një ekspozitë fotografie terësisht nudo.

E titulluar “Muza e Zbuluar (Nudo)”, ekspozita përmban punën e autores përgjatë dy viteve e përkthyer në 40 fotografi, për të cilat kanë pozuar tri modele dhe secila prej këtyre fotografive ka një kuptim ose histori të veçantë. Me datë 25 janar do të ishin artdashësit e Tiranës ata të cilët do të shijonin artin e fotografës Sula, ndërsa dje publiku Shkodran vlerësoi dhe pëlqeu këtë risi. “Muza e zbuluar” ftonte gjithkënd në një ‘nudo’ të arritur artistiksht mirë, larg banalitetit vulgares. Kjo ekspozitë ndenji e hapur vetëm një natë në Shkodër, dhe më pas sipas autorës do të udhëtojë në Prishtinë, Elbasan dhe Ulqin, ku ftesën nga ky i fundit e mori mbrëmë. Autorja dhe realizuesja e kësaj ekspozite fotografja Eva Sula ndihet e dhe e vlerësuar kënaqur mikpritjen që i jep Shkodra, ndërsa flet edhe rreth faktit e të qënurit e para fotografe e një ekspozite të tillë kur tabuja ende nuk është zbutur. Gruaja e parë shqiptare që guxoi të zhvishet para aparatit të Pjetër Marubit ishte një malësore e paemër dhe të gjitha femrat pas thyen tabutë në studion “Marubi”. Fotografia daton që në vitin 1878, por u zbulua afro 126 më pas, pikërisht në 2004-n, në qoshet me kësaj fototeke.

Artikulli paraprakSHKODRA FESTON KARNAVALET, PROTAGONIST NXËNËSIT E SHKOLLAVE
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA- TEUTA 90-51 NË MIQËSORE