Që nga muaji prill, Muzeu Historik i qytetit të Shkodrës ka pritur rreth 9000 turistë shqiptarë dhe të huaj.
Për drejtorin e këtij institucioni kjo është një shifër e kënaqshme, ndërsa tha se vizitorët janë kryesisht të interesuar të njohin më tepër historinë e qytetit të Shkodrës. Sipas shoqëruesve të turistëve, këta të fundit kanë dëshirë të njohin nga afër kalanë e Rozafës dhe objektet historike të ruajtura ndër vite. Gjatë 3 mujorit të fundit, qyteti i Shkodrës ka pritur një numër të lartë turistësh, të cilët janë përqendruar në kalanë e Rozafës, Muzeun Historik dhe pedonalen e qytetit. Gjatë sezonit turistik, Shkodrën e kanë vizituar një numër i konsiderueshëm personash nga Rusia dhe Ukrahina.