Muzeu Historik, i vendosur në banesën e patriotit Oso Kuka, është një prej destinacioneve kryesore të turistëve vendas dhe të huaj, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra. Ato shprehen se i pëlqen të njihen me historinë e Shkodrës dhe ky muze i fut ato në brendësinë dhe historinë që mbart qyteti i Shkodrës.

Muzeu i ka gjurmët e veta që në shekullin XIX me koleksionet e hershme të etërve françeskan dhe jezuitë, të cilët ruanin gjetje të epokave të ndryshme.

Në këtë shtëpi-muze gjenden shumë objekte, të cilat vijnë pothuaj nga të gjithë zonat gjeoetnografike të qytetit të Shkodrës, si: Dukagjini, Malësia e Madhe, Zadrima, e Kraja. Në Muzeun Historik “Oso Kuka” të Shkodrës ndodhet gjithashtu dhe një galeri prej mbi 100 veprash arti, ku shfaqen disa prej piktorëve më të njohur shkodranë, si: Kol Idromeno, Simon Rrota, Kel Kodheli etj.

Artikulli paraprakHYN PËR TU LARË NË LUMIN BUNA, DËMTOHET FIZIKISHT 52-VJEÇARI/ TRANSPORTOHET ME HELIKOPTER DREJT TRAUMËS
Artikulli tjetërRIKTHEHET 3X3 SHKODRA