“Dijebërja e Xhubletës” është ekspozita që u hap në muzeun historik “Oso Kuka” në Shkodër në 18 maj që shënon edhe ditën botërore të muzeve. Mes një sërë aktivitetesh kulturore, muzeu historik i Shkodrës zgjodhi veshjen autentike shqiptare duke sjellë disa prej Xhubletave të ekspozuara që janë në fondin e këtij muzeu. File Kola, dijebërëse e xhubletës e cila vijon që të ruaj traditën e gjysheve të Malësisë së Madhe dhe Dukagjinit tregon se po e përcjell me fanatizëm artin se si krijohet kjo veshje e veçantë edhe pse vështirësitë janë të shumta sepse mungojnë materialet e dikurshme që nevojiten për xhubletën….
Diomen Boriçi është një artizan i ri shkodran i cili bën pjesën e sermit të xhubletës përmes teknikës të filigramit si një traditë e hershme e qytetit. Drejtori i muzeut “Oso Kuka” në Shkodër Sokol Haliti thotë se vlerat e Xhubletës duhet që të vijojnë të ruhen si një veshje e cila mbijetoi prej mijëra vjetësh duke treguar rrënjët e identitetit shqiptar…
Në këtë ekspozitë, muzeu historik “Oso Kuka” shfaqi katër Xhubletat që disponon ndërsa dijebërësja File Kola dhe artizani Diomen Boriçi treguan për të pranishmit disa prej teknikave që vijojnë të trashëguara edhe sot. Xhubleta është në pritje për të marrë statusin e mbrojtjes nga UNESCO si një veshje afro 4 mijë vjeçare e Shqipërisë.