Pas performancës së ditës së djeshme bandat muzikore u mblodhen ne oborrin e muzeut historik të Shkodrës, ku patën mundësi të shijonin ekspozitën modeste të improvizuar me koleksionin e disqeve të gramatofonit të viteve 1920- 1940.
Për herë të parë u shfaqën këto regjistrime muzikore të realizuara në Shkodër nga “Colombia Production”.
Me ndihmën dhe të familjes Koliqi muzeu historik solli në oborrin e tij perla historike. Kjo espozite u ndoq nga afër dhe nga kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi .
Ndërkohë të pranishmit patën mundësi të shikonin pasuritë e shumta historike ndër to dhe piktura te periudhes së romantizmit , të mjeshtrave të mëdhenj si Simon Rrota, Kolë Idromenos dhe Ismail Lulanit.