“Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” është i pari muze i ngritur në Shqipëri I cili përkujton vuajtjet e tmerrshme të të burgosurve politik gjatë diktaturës komuniste në vendin tonë. Gjenaro Nikjari tregon nënjë intervistë për Star Plus se vizita përveç nxënësve të shkollave të ndyshme vizita të shumta kryehn edhe nga vizitorë që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë duke e theksuar se turizmi i brendshëm është një pikë e fortë e këtij muzeu.
Nikjari tregon gjithashtu se mënyrat e kontaktit për tu informuar për oraret si edhe për biletat janë online dhe lehtësisht të aksesueshme.
Nikjari tregon se pitshmëritë për këtë sezon turistik do të jetë shumë i suksesshëm për muzeun e dëshmisë duke parë interesimin e vizitorëve të shumtë.
Ndërkohë për Star Plus dy turistë që vinin nga Londra shprehen se janë të impresionuar nga ky muze.
Është vërtetë mahnitëse ne dëshironim shumë që ta vizitonim Shqipërinë për tu njohur me kulturën dhe historinë dhe për ne është shumë interesante kjo gjë. Të shohësh sesi njerëzit kanë vuajtur është një ndjesi shumë emocionale për ne.
Është shumë interesante për tu njohur me historinë e komunizmit në këtë vend sepse nuk kisha shumë informacion para se të vija këtu. Kisha dëshirë të njihesha më shumë më hisyornë ndaj vendosa të vizitoja këtë muze. Ndërsa ardhja në Shipëri më ka përqyer shumë pasi ka shumë diversitet, kemi vizituar kështjellën e Rozafës kemi eksploruar edhe pedonalen e qytetit kjo është hera e dytë që e vizitoj Shqipërinë. është një vend që më pëlen shumë ndaj edhe kam vendosur të vi ta vizitoj për herë të dytë.