Muzeu i dëshmisë dhe kujtesës nuk vlen vetëm për turistët e huaj por edhe për fëmijët shqiptar të cilët më shumë se askush duhet ta dinë se çfarë ishte diktatura komuniste.
Disa klasa të shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” vizutuan këtë muze ndërsa dinë të thonë se çfarë ishte diktatura dhe diktatori Enver Hoxha. Specialisti i muzeut të diktaturës Pjerin Mirdita informoi fëmijët me disa detaje. Vetë një prej mësuesve të shkollës “Ndre Mjeda” tregon emocionet që përjetuan nxënësit dhe se sa e rëndësishme është që ta njohin të kaluarën. Ende muzeu i dëshmisë dhe kujtesës edhe pse një mundësi mjaft e mirë nuk vizitohet masivisht nga shkollat 9-vjeçare të qytetit. Edhe pse fëmijët nuk paguajnë për t’u future brenda ka një lloj indiferentizmi të pashjegueshëm se përse nxënësit nuk prekin nga afër të kalurën komuniste.