Kanë kaluar 10 vite prej investimit të fundit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e muzeut të kalasë së Drishtit, por prej ditës së përurimit, ky institucion I një rëndësie të veçantë mbahet I kyqur ndërsa për mirëmbajtjen e tij kujdeset familja e Sadri Buhaj. Muzeu por edhe vetë kalaja e Drishtit do të duhet të ishin nga pikat turistike shumë të vizituara nga mijëra turistë që zgjedhin Shkodrën për të kaluar pushime, por në fakt, realiteti është ndryshe. Investimi prej 380 milionë lekësh nuk po shfrytëzohet për tërheqjen e turistëve dhe rigjallërimin e zonës përreth dhe forcimin e ekonomisë së banorëve që jetojnë në këtë kala. Vit pas viti, ky muze ka degraduar.

Si shkak I mungesës së vëmendjes nga institucionet, janë shfaqur tashmë shenja të amortizimit ndërsa janë dëmtuar dritaret, tavolinat apo edhe dyshemeja e muzeut. Godina është tre katëshe dhe e përbërë totalisht prej guri në të cilën janë projektuar 6 dhoma në formën e muzeve.

Vetëm një nga gjashtë dhomat është pasuruar me veshje tradicionale të zonës verën e vitit 2020, ku u premtua hapja e muzeut deri në muajin dhjetor por duket se edhe ky premtim mbeti një tjetër hallkë në zinxhirin e premtimeve boshe. Nisur nga kjo situatë, institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa sa më parë për restaurimin e muzeut të kalasë së Drishtit dhe kthimin në funksional të këtij institucioni që pasqyron traditën dhe kulturën mijëravjeçare të zonës së Drishtit.

Artikulli paraprakMINISTRI BALLA: SIGURI PËR SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetërEUROPIANI U-16 NË BOKS