Kur në të gjithë bashkinë Shkodër ka një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve të huaj por edhe pushuesve vendas që vizitojnë atraksionet turistike të territorit, muzeu I kalasë së Drishtit I ka dyert e mbyllura. 380 milionë euro ishte vlera e investuar nga Bashkimi Europian dhe IPA Programi I bashkëpunimit ndërkufitar Mali I Zi – Shqipëri për ndërtimin e këtij muzeu, ruajtjen e traditës së dy vendeve dhe tërheqjen e turistëve nga e gjithë bota. Por një gjë e tillë nuk ndodhë prej vitesh, duke bërë që muzeu të shfaqë shenjat e para të amortizimit si shkak I mungesës së mirëmbajtjes, ndërkohë që ato pak veshje që ndodhen në një nga dhomat e muzeut kanë filluar të dëmtohetn.

Pavarësisht apelit të banorëve ndër vite, për të vënë në funksion këtë muze, ky institucion I harruar ka mbetur në përgjegjësinë e familjes Buhaj. Vetëm një nga gjashtë dhomat është pasuruar me veshje tradicionale të zonës verën e vitit 2020, ku u premtua hapja e muzeut deri në muajin dhjetor por duket se edhe ky premtim mbeti një tjetër hallkë në zinxhirin e premtimeve boshe.

Artikulli paraprakHOT I RI, BANORËT APEL INSTITUCIONEVE
Artikulli tjetërVAU DEJËS, SHTROHET RRUGA NË NARAÇ