Është ndërtuar me ane të një investimi nga Fondit Shqiptar të Zhvillimit por është totalisht i boshatisur. Kjo është gjendja aspak e denje e muzeut te kalasë së Drishtit i ndodhur në këtë zone malore dhe historike. Kujdestari i këtij objekti nënvizon se Punimet në realizuar mjaft mire dhe sipas traditës arkitekturore ndërsa te gjithë ketë ndërtese e shoqëron rruga pedonale e gjate rreth 600 metra.

Buhaj nenvizon se ndertesa pavareisht vendit ku ndodhet ka terhequr mjaft vizitore por qe kthyer te zhgënjyer nga mungesa e objekteve antike. Sic dihet Kalaja e Drishtit ka arritur te ndertohet në shekullin e XIII si një mbrojtese bizantine dhe mban statusin “Monument Kulture” që nga viti 1948 ndersa nje tjeter e vecante e saj eshte prania e shume banoreve te cilët vazhdojnë te kenë aty banesat e tyre.Investimi i muzeut te kalasë se Drishtit është realizuar nga fondi shqiptar i zhvillimit me nje shifer prej 380 milion leke.Godina eshte 3 kateshe dhe e perbere totalisht prej guri.Kujdestaret shprehen se janë 6 dhoma te cilat priten te pasurohen nga material dhe sende te kesaj zone.

Artikulli paraprakFATBARDH SMAJA, KY EMËR I MADH QË QËNDRON MES NESH
Artikulli tjetërALARM I RREMË NË PS PËR MBLEDHJE, “GËNJEHET” ASAMBLEJA