Muzeu i Krimeve të Komunizmit në qytetin e Shkodrës është kthyer në një nga objektet më të vizituara për shkak edhe të vetë historisë së dhimbshme e cila të vjen ndërmend sapo përballesh me hyrjen e këtij muzeu.
Përgjegjësja e muzeut Tea Cuni thotë se në prag të hapjes së sezonit turistik kanë kanë nisur të vijnë edhe vizitorët e parë që janë të huaj, por edhe nxënës shkollash të mesme nga Shkodra dhe jo vetëm Pjesa e qelive të paraburgimit është vendi që lë mbresa për vizitorët Muzeu i krimeve të komunizmit konsiderohet si i vecantë dhe synon të sjelle, sidomos tek të rinjtë, dëshmi nga historia e dhimbshme e persekucionit komunist gjatë viteve të diktatures. Në burgun ku ngrihet ky muze, ne vitin 1945 u burgosen dhe vuajten dënimet disa qindra kundërshtarë politik të regjimit të asaj kohe, mes të cileve edhe At Zef Pellumbi.