Pavarësisht informacioneve që trajtohen në shkolla, nxënësit e qytetit të Shkodrës kanë edhe një mundësi më tepër që të njohin periudhën e diktaturës përmes vizitave në Muzeun e Kujtesës.

Sipas specialistit Pjerin Mirdita, nxënësit e shkollave kanë nevojë për akoma më shumë informacion mbi atë periudhë. Ndërkohë, nxënësit kanë dëshirë të dinë më tepër mbi 45 vitet e diktaturës dhe informacionet i marrin nga burime të ndryshme. Vizitat në Muzeun e Diktaturës përbëjnë një mundësi reale për nxënësit në mënyrë që të njohin nga afër periudhën e errët 45 vjeçare të shtetit Shqiptar.

Artikulli paraprak“TAKOHEMI PËR NJË LIBËR” ME FADIL KRAJËN
Artikulli tjetërBIZNESI FASON, “CILËSIA DHE PAGESAT JANË RRITUR”