Viti 2022 për muzeun “Marubi” mund të cilësohet si viti më i mirë për shkak të rritjes së vizitorëve me 12% krahasuar me vitin 2019 para se të përfshiheshim nga pandemia COVID-19. Drejtori i muzeut kombëtar “Marubi”, Luçian Bedeni bën bilancin e vitit që lëmë pas duke e cilësuar të suksesshëm pasi u vizitua nga 15.664 vizitorë.Ndërkohë drejtori Bedeni tregon strategjinë për vitin 2023 duke thënë se pret sërish një rritje të numrit të vizitorëve.
Sa i përket procesit të digjitalizimit të muzeut “Marubi” drejtori Bedeni thotë se është e pamundur të përfundojë brenda vitit 2027 për shkak të stafit të pamjaftueshëm ndërsa aplikimi për t’u njohur nga UNESCO tashmë është në duart e Ministrisë së Kulturës.
Në fokusin e muzeut “Marubi” përveç ekspozitave, edukimit, arkivimit, digjitalizimit apo proceseve të tjera mbetet mbi të gjitha zhvillimi i qytetit në aspektin kulturor.