Dita e shtunë dhe e dielë kryesisht është pushim për pjesën më të madhe të njerëzve dhe këto ditë masivisht shfrytëzohen për të pushuar dhe relaksuar.
Opsionet për fundjavën duket se nuk mungojnë në qytetin e Shkodrës e një prej tyre është edhe Muzeu Kombëtarë I Fotografisë Marubi. Ky muze është një alternativë mjaft e mirë për të gjithë ata që akoma nuk kanë pasur mundësi ta vizitojnë apo nuk kanë gjetur kohën të zbulojnë gjenialitetin e Kolë Idromenos mes fotografisë dhe pikturës. Rituali i të dielës së fundit të çdo muaji është që për të gjitë vizitorët hyrja është e lire e duket se kjo gjë ka zgjuar kuriozitetin e qytetarëve që kanë vendosur për të vizituar këtë muze e ajo që bie më shumë në sy është larmiteti I moshave të ndryshme të vizitorëve duke treguar se në tërësi të gjithë qytetarët e Shkodrës duan të shijojnë nga afër cdo detaj të këtij muzeu. Kjo iniciativë është ndërrmar me qëllim të përqafimit të artit shqiptarë nga masa e gjerë dhe të interesuarit që duan ta vizitojnë këtë objekt. Pietro Marubbi autori i fotografisë së parë Shqipëtare, themeloi më 1856 Foto-Studio “Marubbi”, që sot mban emrin Fototeka Kombëtare “Marubi”.